Sie sehen derzeit Inhalte für:

Albania / SQ

Standort ändern

Aktueller Standort

MULTIVAC Services

Këshilla përdorimi për prerjen në feta

Testoni aftësitë tona dhe cilësinë e përdorimit tuaj në bankën e testimit. Teknikët tanë me përvojë në fushën e përdorimit ju demonstrojnë në kushte reale prodhimi, se çfarë cilësie produkti arrihet me anë të teknologjine inovative të prerjes dhe me proceset që mbrojnë produktet.



Për këtë ne përdorim një qasje krejtësisht individuale për produktet tuaja dhe karakteristikat e tyre ushqimore dhe krijojmë një konfigurim optimal të pajisjeve prerëse në feta, për sa i përket cilësisë, performancës dhe investimit.

Në testet e prerjes ne ndjekim qëllimet tuaja në aspektet:

  • Cilësia e lartë në prerje
  • Rendimenti i lartë
  • Produktiviteti i lartë (yield) me humbje në nivel të ulët në të njëjtën kohë
  • Respektimi i temperaturave të dëshiruara të produktit ose përcaktimi i diapazonit optimal të temperaturës

Në sajë të rrjetit mbarëbotëror të qendrave tona të kompetencës, si dhe përdorimit të teknologjive më moderne, ne garantojmë procese testimi dhe rezultate testimi me cilësi të lartë të pashoqe.



Shërbimet tona për ju

Testimet për realizueshmërinë teknike dhe rendimentin

Për qartësimin e kërkesës dhe për hartimin e ofertës janë plotësisht të kuptueshme testet në avancë të prerjes, për përcaktimin e rendimentit dhe për verifikimin e realizueshmërisë teknike.

Vlerësimet bindëse dhe dokumentacioni i saktë

Paralelisht me testin e prerjes, ne regjistrojmë të gjitha të dhënat përkatëse dhe në fund ju prezantojmë me vlerësimin, si dhe me dokumentacionin e hollësishëm të projektit me foto dhe me video.

Mbështetja online dhe në terren për pajisjet tuaja

Ne kemi kënaqësinë që t'i zhvillojmë testet e prerjes në fabrikën tonë në Wolfertschwenden (në praninë tuaj fizike ose virtuale) ose direkt në terren te ju.


Mirë se vini në Qendrën e Trajnimeve dhe Aplikimit të MULTIVAC

Shfrytëzoni për qëllimet tuaja Qendrën e Trajnimeve dhe Aplikimit në fabrikën në Wolfertschwenden. Infrastruktura e saj pararojë ofron kushtet ideale për testet e prerjeve dhe ndërthur kompetencat tona për këshillimin në fushën e përdorimit dhe trajnimin në fushën e produkteve të prerjes në feta/Slicing.


Vizita juaj do të na gëzonte pa masë!